18 Prill 2024

Qeveria Hoti rrit numrin e zëvendësministrave qe i shërbejnë partive

Prishtinë, 2 korrik - Partia Socialdemokrate (PSD) ka thënë së Qeveria Hoti duhet ta ndalojë sa më parë abuzimin me emërimet në postet publike politike.

"Nuk ka asnjë kuptim dhe asnjë dobi ky numër aq i madh i zëvendësministrave i cili në kohën që po flasim ka kaluar numrin 45", konsideron PSD.

Postet publike sipas PSD-se kurrë nuk duhet të shërbejnë për rehatimin e anëtarëve të partisë.

Këto detyra e poste duhet të jenë në shërbim të një plani qeveritar urgjent për të përballur situatën pandemike e ekonomike e cila është rënduar dukshëm.

"Kjo qeveri, siç po e shohim, nuk ka asnjë plan të tillë dhe në mungesë të tij po vazhdon planet partiake të rehatimit të njerëzve."

"Një numër kaq i madh i zëvendësministrave në fakt tregon për mungesë të ideve e politikave", ka theksuar PSD.

Por kjo logjikë sipas PSD-se është e zhdrejtë, numri i njerëzve të emëruar asnjëherë nuk është garanci për qeverisje më të mirë, më të drejtë e më cilësore.

"Është e pritshme që në koalicione të gjëra, secila parti e do pjesëmarrjen e saj në pushtet, por kjo s’guxon te ndodhë në kurriz të publikes".

"Ata nuk po emërohen për të shtyrë politika zhvillimore por për të realizuar interesa partiake", vlerëson PSD.

Kështu si ka filluar, edhe qeveria Hoti po dështon të sjellë një mentalitet të ri në qeversje, i cili interesin e përbashkët e vendos para atij partiak.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)