24 Prill 2024

Qeveria e luksit në vendin e varfër

Prishtinë, 7 prill - Sot, aktivistë të Lëvizjes Vetëvendosje! zhvilluan një aksion simbolik me ç'rast në Sheshin "Skenderbeu" paraqitën përmes një piramide shpenzimet enorme dhe kabinetin e madh të Qeverisë Haradinaj.

Në lidhje me këtë aktivisti Egzon Haliti foli për luksin e Qeverisë në njërën anë, dhe në anë tjetër për faktin se Kosova vazhdon të jetë vendi më i varfër në Evropë.

"Qeveria e Kryeministrit Haradinaj vetëm për paga merr nga buxheti i varfër i Republikës 4 milionë 374 mijë euro. Në kohën kur në Kosovë rritet gjithnjë e më shumë varfëria, Kryeministri ia rriti vetës dhe kabinietit të tij pagën deri në 100%", tha Egzon Haliti.

Ai gjithashtu shtoi edhe numrin e madh të kabinetit qeveritar që numëron hiq më pak se 5 zv.kryeministra, 21 ministra, 82 zv.ministra e më shumë, 120 këshilltarë e mbi 400 asistentë, shoferë e trupëroje.

Një Qeveri me mendësi të tillë, me komoditetin e jetën luksoze, natyrshëm nuk mund të mendojë për qytetarin e varfër, të pastrehë, të papunë e pa asnjë perspektivë. Në vend të mirëqenies, kjo Qeveri, gjithnjë i gënjen qytetarët për liberalizim vizash pikërisht për të ikur nga mjerimi më të cilin përballen.

Kosovës, vendit tonë, i duhet një Qeveri që i minimalizon shpenzimet e veta për t’i shpërndarë ato para ne vend të duhur. Para fukosimit në shpenzime enorme për dreka e darka zyrtare na duhet fukosimi te sofrat e varfëra për të siguruar ushqimin e domosdoshëm e minimumin jetik. E kjo Qeveri nuk e ka këtë as synim, as vullnet e as nuk shqetsohet për këtë.
 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)