19 Prill 2024

Qeveria e Kosovës është e vendosur të ndërtojë Shtetin e së Drejtës

Prishtinë,  12 mars - Sot, Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, priti në takim Shefin e EULEX-it, Lars Gunnar Wigemark.

Kurti tha se Qeveria e Kosovës është e vendosur të ndërtojë Shtetin e së Drejtës në vendin tonë. Sundimi i Ligjit nuk ka alternativë.

Në takim u diskutua për mënyrat e mundshme të përkrahjes për Qeverinë në lëmitë ku përvoja dhe aftësitë e EULEX-it përbëjnë një ndihmë të konsiderueshme.

Kryeministri Kurti ndër të tjera, theksoi rëndësinë e madhe të adresimit të gati 300 mbetjeve mortore në Morgun e Prishtinës. Për këtë u premtua bashkëpunim nga ana e EULEX-it. 

Në takim ishin prezent edhe Këshilltarja Ligjore e Kryeministrit znj. Furtuna Sheremeti dhe këshilltarët e EULEX znj. Ismije Beshiri dhe z. Daniele Pancheri.

 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)