25 Prill 2024

Qeveria e angazhuar plotësisht në përmbushjen e agjendës europiane

Prishtinë, 8 maj - Kryeministri i Republikës së Kosovës, Ramush Haradinaj, me ftesë të shefes së Bashkimit Evropian në Kosovë, Nataliya Apostolova, mori sot pjesë në takim pune me shefat e misioneve të shteteve anëtare të BE-së.

Me këtë rast, u diskutua për të arriturat dhe sfidat e Kosovës në rrugën europiane, ku kryeministri Haradinaj theksoi se Republika e Kosovës është fuqimisht e vendosur për anëtarësimin në BE si prioritet i lartë i saj, gjersa vazhdon të punojë pandërprerë për të arritur zbatimin e plotë të MSA-së, dhe të respektojë obligimet e kontratës sonë të përbashkët.

“Qeveria është angazhuar plotësisht në përmbushjen e agjendës europiane, duke ndërmarr me këmbëngulje reforma të gjithanshme, sidomos për fuqizimin e sundimit të ligjit”, shtoi kryeministri Haradinaj, duke shtuar se për të ecur përpara dhe që të sigurohet paqja afatgjatë dhe e ardhmja europiane për të dy shtetet, jemi të interesuar të arrihet marrëveshja përfundimtare ligjërisht e obligueshme midis Kosovës dhe Serbisë, që rezulton me njohje reciproke.

Ndër tjerash, në takimin e sotëm, kryeministri Haradinaj tha se ka një sinjal të qartë nga Bashkimi Evropian, se i respekton arritjet tona dhe se kemi mbështetjen e saj në mënyrë aktive, e që është realizimi në kohë optimale i lëvizjes së lirë për qytetarët e Kosovës.
 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)