15 Gusht 2020

Qeveria e angazhuar për bashkëpunim me KFOR-in


Prishtinë,  2 shtator - Kryeministri i Qeverisë së Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi është takuar sot me komandantin e ri të KFOR-it, Erhard Buhler, i cili dje ka marr detyrën e komandës së trupave të KFOR-it.

Kryeministri Hashim Thaçi pasi i uroi mirëseardhje gjeneralit Buhler, shprehu angazhimin e Qeverisë së Kosovës dhe të tij personalisht, për një bashkëpunim të mirë dhe funksional me KFOR-in, për sigurimin e paqes dhe zhvillimit në të mirë të gjithë qytetarëve të Kosovës.

“Qeveria e Kosovës është e përkushtuar në krijimin e një ambienti sa më të sigurt dhe është e angazhuar në bashkëpunimin me KFOR-in dhe të gjithë faktorët e tjerë, që të kontribuojë për paqen dhe mirëqenien e qytetarëve të Kosovës”, është shprehur kryeministri Hashim Thaçi.

Edhe gjenerali Erhard Buhler  ka shpreh gatishmërinë për bashkëpunim dhe vazhdim të punës së KFOR-it në ruajtjen e stabilitetit dhe paqes në Kosovë dhe në avancimin  dhe forcimin e strukturave të sigurisë së Kosovës.

 

Kalendari

Ngjarjet e datës 15 Gusht 2020

Me rastin e 22 vjetorit të rënies së dëshmorit të kombit, Remzi Ademaj - Komandant Petriti, Komuna e Prizrenit në bashkëpunim me Shoqatën e Veteranëve të Luftës organizon aktivitete përkujtimore.

10:00 - Homazhe në varrezat e dëshmorëve në Landovicë

10:30 - Homazhe tek vendi i rënies në Nashec

11:00 - Homazhe tek monumenti i Lirisë

11:30 - Dhënia vullnetare e gjakut në repartin e transfuzionit të gjakut në Spitalin Rajonal të Prizrenit.

Për shkak të distancës nga qyteti, për këtë aktivitet do të ketë transport të organizuar nga ana e Komunës. Nisja do të bëhet në ora 9:15 nga Shtëpia e Bardhë.