24 Qershor 2018

Qeveria do t’i trajtojë me shumë kujdes kërkesat e ish të burgosurve politik

Prishtinë, 11 nëntor - Kryeministri i Republikës së Kosovës, Ramush Haradinaj,  priti në takim një delegacion nga Shoqata e ish të Burgosurve Politik të Gjakovës, të kryesuar nga Afrim Caka- kryetar, Burim Zhubi –nënkryetar dhe Burhan Aliaga-sekretar.

Kryeministri Haradinaj është njoftuar me hallet dhe shqetësimet me të cilat përballen ata, duke theksuar se kujdesi ndaj të gjithë atyre që kanë dhënë shumë për këtë vend, duhet të jetë më i madh si në aspektin institucional, sidomos në aspektin e kërkesave sociale.

Kryetari i Shoqatës së ish të burgosurve politik të Gjakovës, Afrim Caka, pasi falënderoi kryeministrin për pritje dhe e uroi atë për zgjedhjen në krye të Qeverisë së vendit, parashtroi disa nga kërkesat e Shoqatës, duke theksuar vështirësitë që kanë në kompletimin e dokumenteve për të shfrytëzuar beneficionet financiare që u sjell ligji.

Ai shfaqi besimin se kërkesat e tyre janë adresuar në vendin e duhur dhe se ato do të merren në konsideratë nga kryeministri Haradinaj.

Kryeministri Haradinaj tha se Qeveria që ai drejton do t’i trajtojë me shumë kujdes kërkesat e atyre që kanë më së shumti “aksione” në lirinë dhe shtetndërtimin e vendit, sidomos për mbrojtjen ligjore.

 

Kalendari

Ngjarjet e datës 24 Qershor 2018

- NISMa Socialdemokrate mban Kuvendin e dytë të Punës. (Hotel Emerald, ora 14:00)

- Lëvizja Vetëvendosje! mban konferencë për media. (Zyret e Vetevendosjes, ora 14:00)

- Federata e pingpongut të Kosovës do të organizojë Turneun në pingpong për ditën e Çlirimit. (Prishtin, ora 10:00)