25 Prill 2024

Qeveria dënon sulmin mbi Konsullatën e Kosovës në Strasbourg

Prishtinë, 26 shkurt - Qeveria e Republikës së Kosovës dënon aktin e sulmit mbi Konsullatën e Përgjithshme të Republikës së Kosovës në Strasbourg, si dhe shkatërrimin e Stemës së Republikës së Kosovës dhe heqjen e flamurit shtetëror nga objekti i Konsullatës.

"Sulmi që ndodhi në fundjavën e kaluar mbi Konsullatën e Përgjithshme dhe shkatërrimi i simboleve shtetërore, është një akt i papranueshëm që cenon integritetin e shtetit të Kosovës", thekson qeveria.

Republika e Kosovës është shtet sovran që respekton ligjet dhe të drejtën ndërkombëtare dhe vepron me përgjegjësi në marrëdhëniet ndërkombëtare si një faktor i rëndësishëm i paqes dhe stabilitetit. 

Qeveria e Republikës së Kosovës, shpreh indinjatën e thellë ndaj këtij akti dhe duke vlerësuar angazhimin e menjëhershëm të organeve franceze, kërkon nga ato që të zbulojnë dhe të kapin autorët si dhe t’i nxjerrin ata përpara drejtësisë.

 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)