10 Gusht 2020

Qeveria aktuale po dështon në përballjen me COVID-19

Prishtinë, 14 korrik - Partia Socialdemokrate (PSD)  ka vlerësuar qeveria aktuale po dështon në përballjen me COVID-19.

Vendimet sipas PSD-së janë përgjigje ndaj opinionit publik, më parë sesa projektim profesional-shkencor mbi luftimin e COVID-19. Presioni për hapje e gjeti të dorëzuar Ministrinë e Shëndetësisë.
 
"Mundësia për hapje nuk erdhi sepse triumfuam mbi virusin, por sepse pas një kohë po e njohim më shumë."

"Andaj, rruga përpara është aplikimi i këtyre njohjeve drejt përshtatjes së jetës deri në një mundësi më të mirë trajtimi, apo parandalimi, ilaçi apo vaksinë", thekson PSD.

Por, krejt ndryshe prej kësaj, dhe në mënyrë të papërgjegjshme, Zemaj sipas PSD-së ka zgjedhur arrogancën e stigmatizimin.
 
PSD po ashtu konsideron se mbyllja dhe ndalimi i aktivitetit ekonomik, është mbrojtje e vetes dhe jo luftë ndaj virusit.

Ky veprim, krizën epidemiologjike, po e bën ekonomike e shoqërore. Sa më poshtë e sa më anash që je në shoqëri, je në qendër dhe i ekspozuar nga virusi  dhe pasojat e tij.
 
"Mbyllja, siç është rasti me kopshtet për fëmijë, prek më së tepërmi gratë e punësuara. Duke qenë se padrejtësisht biologjikja është integruar edhe si rol social, gratë edhe të punësuara nuk janë të liruara nga roli i përkujdesjes, si rol primar."

 "Për këtë arsye, në një shtëpi me dy prindër të punësuar, presioni për të qëndruar në shtëpi dhe të kujdeset për fëmijët, bie mbi gruan", deklaron PSD.
 
Qeveria aktuale nuk mund ta zëvendësojë mungesën e punës sistematike me reagim të ashpër e frikësues.

Qeveria duhet të rrisë kapacitetet logjistike dhe të mobilizojë resurset njerëzore për ta përballuar gjendjen e rëndë ku gjendemi.

Qytetarët e vendit janë subjekte të vetëdijshme dhe jo qenie të nënshtrueshme.      Në vend se të kërcënojmë, stigmatizojmë e dënojmë përmes masave antikushtetuese, duhet fushatë informimi.

Një dinamikë e re komunikimi është jetike. Duhet treguar për mënyrën dhe rëndësinë e parandalimit të sëmundjes.
 
Kosova duhet të kërkojë ndihmë nga jashtë për të rritur kapacitetet e testimit. Kjo përfshin sigurimin e numrit më të madh të testeve, burimet njerëzore - infektologë, epidemiologë e mikrobiologë, por edhe aparatura tjera diagnostifikuese.
 
Qeveria e Kosovës sipas PSD-se duhet të fillojë sa më shpejt testimin masiv serologjik, ashtu që situatata epidemiologjike të bëhet e njohur. Pas kësaj, ndërmarrja e veprimeve mund të jetë më adekuate.
 
Protokollet ndërkombëtare thonë se kategoritë më të ndjeshme ndaj virusit COVID-19 janë personat mbi 70 vjeç, ata që kanë sëmundje kronike si diabet, sëmundje të sistemit respirator, kardiovaskular, ata me kancer e kimioterapi dhe personat obezë. Kjo gjë na detyron, dhe institucionet përgjegjëse duhet të mendojnë për trajtim të veçantë të këtyre kategorive.
 
"Në vend të kufizimit të dhunshëm nga shteti, distancë sociale nga njerëzit, për njëri-tjetrin. Një shoqëri e organizuar dhe e vetëdijshme është arritje e lirisë. Thirrja jonë i drejtohet qytetarëve për kujdes dhe solidaritet", vlereson PSD.
 

Kalendari

Ngjarjet e datës 11 Gusht 2020

- Ministri i Infrastrukturës, Arban Abrashi, do t’i vizitojë punimet në hekurudhën e Kosovës, linjën 10, në stacionin hekurudhor në Miradi. (Miradi, ora 10:00 - nisja për medie nga parkingu i Ministrisë së Infrastrukturës, ora 9:30)

-  Komisioni për Mbikëqyrjen e Financave Publike shqyrton Raportin e Auditimit për Ministrinë e Diasporës dhe Investimeve Strategjike, për vitin e përfunduar më 31 dhjetor 2019. (Salla e seancave plenare, ora 10:00)

- Ministrja e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Vlora Dumoshi, do të vizitojë Komunën e Malishevës ku do te takohet me kryetarin Ragip Begaj. (Objekti i Komunës, ora 10:00)

- Ministri i Drejtësisë, Selim Selimi raporton para Komisionit për Legjislacion, Mandate, Imunitete, Rregulloren e Kuvendit dhe mbikëqyrjen e Agjencisë kundër Korrupsionit diskuton lidhur me programin legjislativ për vitin 2020 respektivisht të Projektligjeve të Ministrisë së Drejtësisë si dhe për gjendjen në Institucionet Korrektuese në Republikën e Kosovës për shkak të Pandemisë me Covid-19. (Salla e seancave plenare, ora 13:00)

- Zëvendëskryeministri Besnik Tahiri viziton Fondin e Kursimeve Pensionale të Kosovës për të diskutuar rreth rimëkëmbjes ekonomike. (Ndërtesa e TRUST-it, Rruga "Agim Ramadani", ora 11:00)

- Instituti Demokratik i Kosovës organizon konferencën për media ku do të shpalosen gjetjet nga analiza e burimit të problemeve në mos zbatimin e rekomandimeve të Auditorit të Përgjithshëm nga komunat. (Zyrat e KDI-së, ora 11:00)

-  Komisioni për të Drejtat e Njeriut, Barazi Gjinore, për Persona të Pagjetur dhe Peticione shqyrton raportin e panelit përzgjedhës për shqyrtimin e aplikacioneve, intervistim dhe listën e ngushtë të kandidatëve për Avokat të Popullit. (Ndërtesa e Kuvendit, salla N302, ora 13:00)

-  Komisioni Hetimor Parlamentar në lidhje me menaxhimin e pandemisë së virusit COVID-I9 nga ana e Qeverisë së Republikës së Kosovës dëgon dëshmitë e dëshmitarëve. (Ndërtesa e Kuvendit, salla N10, ora 14:30)

- Organizata ETEA dhe Biblioteka “Hivzi Sulejmani” organizojn takim me shkrimtarin dhe kryetarin e Akademisë së Shkencave dhe Arteve, Mehmet Kraja. (Qendra për Edukim dhe Kulturë “Libart” në objektin e bibliotekës “Hivzi Sulejmani” në lagjen “Dardania”, ora 18:00)  .