02 Qershor 2020

PZAP shpërfilli Supreme dhe të drejtën e votës së bashkëatdhetarëve

Prishtinë, 4 nëntor - Sot, Lëvizja Vetëvendosje! ushtroi sërish ankesë në Gjykatë Supreme lidhur me pakot me fletëvotime nga bashkëatdhetarët tanë që i dërguan me kohë fletëvotimet e tyre.

Gjyqtarët Gyltene Sylejmani, Nenad Llazic, Afjete Sada-Gllogjani, Kymete Kicaj, Zyhdi Haziri, Rrustem Thaqi, Ferki Xhaferi, Faton Ademi dhe Adnan Konushevci, të PZAP-së sipas LVV-se shpërfillën Aktgjykimin e Gjykatës Supreme duke e shpalluar me 3 nëntor ankesën tonë të pabazuar, dhe ia mohuan sërish të drejtën votuesve nga jashtë Kosovës që t’i numërohet vota.

"Pas Aktgjykimit të Gjykatës Supreme, të gjithë prisnin që të finalizohej çështja e fletëvotimeve nga mërgata dhe të zbatohej plotësisht ky aktgjykim."

"Por siç dihet Sekretariati i KQZ-së nuk i mori parasysh të gjitha dërgesat e bashkëatdhetarëve, plot 1806 pako me fletëvotime,  ndaj ishte e nevojshme të ushtrohej sërish ankesë në Panelin Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa nga ana jonë më 1 nëntor 2019", theksoj LVV.

Ndaj sot ne ia drejtuam sërish Gjykatës Supreme për të njëjtën çështje si edhe në rastin e mëhershëm.

LVV konsideron se është e paprecendent që vendimet e Gjykatës Supreme të shpërfillen në mënyrë të sinkronizuar qoftë nga KQZ qoftë nga PZAP. Ata me këto veprime prej 12 tetorit po kontribuojnë aktivisht në shtyrjen e çertifikimin e rezultatit final dhe në tentativën për t’ia mohuar votuesve nga jashtë Kosovës të drejtën e tyre për të zgjedhur.

Në pritje të vendimit nga Gjykata Supreme, i njoftojmë bashkëatdhetarët tanë votues në këto zgjedhje se të tilla praktika e nëpërkëmbje të të drejtave të tyre do të bëjmë çmos që mos të përsëriten më në të ardhmen.
 

Kalendari

Ngjarjet e datës 2 Qershor 2020 - Mbahet mbledhja e Kryesisë së Kuvendit në të cilën do të shqyrtohet kërkesa e 61 deputetëve për thirrjen e seancës së jashtëzakonshme të Kuvendit. (Ndërtesa e Kuvendit, salla  C-301, ora 10:00 - mbledhja do të mbahet pa prezencën e mediave)

- Lëvizja Vetëvendosje nisë mbledhjen e nënshkrimeve për peticion “Duam Zgjedhje” (Sheshi “Nënë Tereza”, ora 10:00)

- Mbahet seanca e tretë e Kuvendit të Komunës së Gjilanit. (Holli i Gjimnazit Natyror “Xhavit Ahmeti” në Gjilan, ora 10:00) 

- Në kuadër të Javës së Gjelbër, Komuna e Prishtinës do të organizojë mbjelljen e drunjëve në lagjen Dardania. (Lagja Dardania, ora 11:00)

- Komisioni për Ekonomi, Punësim, Tregti, Industri, Ndërmarrësi dhe Investime Strategjike, shqyrton Raportin vjetor të Komisionit të Pavarur për Miniera dhe Minerale për vitin 2019. (Ndërtesa e Kuvendit, C203, ora 11:00)

- Mbahet mbledhja e Kryesisë së Lidhjes Demokratike të Kosovës ku pas mbledhjes, kryetari i LDK-së, Isa Mustafa mban konferencë për medie. (Selia e LDK-së, ora 16:30)