25 Prill 2024

PZAP dergon në prokurori 133 raste të parregullsive në zgjedhje

Prishtinë, 5 janar - Paneli Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa, i ka dërguar Prokurorisë së Shtetit 133 raste, përmes së cilave subjektet politike kanë paraqitur ankesa lidhur me parregullsitë që kanë shënuar procesin e zgjedhjeve të parakohshme parlamentare, të mbajtura më 12 dhjetorit 2010, në Republikën e Kosovës.

Këto lëndë i janë dërguar Prokurorisë së Shtetit, pas kërkesave nga kryeprokurorët e Prokurorive Komunale të Republikës së Kosovës, drejtuar PZAP-it, për dërgimin e të gjitha rasteve, ku subjektet politike kanë paraqitur ankesa lidhur me parregullsitë që kanë shënuar procesin e zgjedhjeve të parakohshme parlamentare.

Nga gjithsej 133 rastet e pranuara nga Prokuroria e Shtetit, 48 raste janë në kompetencë të regjionit të Prishtinës, 26 raste janë në kompetencë të regjionit të Prizrenit, 14 raste janë në kompetencë të regjionit të Pejës, 7 raste janë në kompetencë të regjionit të Gjilanit, 19 raste janë në kompetencë të regjionit të Mitrovicës, 14 raste janë në kompetencë të regjionit të Ferizajt dhe 2 raste janë në kompetencë të regjionit të Gjakovës.

Ndërkaq, 3 raste janë të paidentifikuara se cilit regjion i përkasin, mirëpo Prokuroria e Shtetit pas informatave për identifikimin e tyre se cilit regjion i takojnë, këto raste do t’ua dërgoj prokurorive kompetente.

Më 31 dhjetor 2010, nga Prokuroria e Shtetit, të gjitha këto lëndë u janë dërguar prokurorive kompetente, me qëllim që aty ku ekzistojnë elementet e veprës penale të ndërmerren veprimet konform dispozitave ligjore.

Me kërkesë të kryeprokurorit të Shtetit, z. Ismet Kabashi, të gjitha këto lëndë nga prokurorët kompetent, do të shqyrtohen me prioritet. 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)