10 Prill 2021

PZAP anulon votat e partive boshnjake dhe rome në komunat me shumicë serbe

Prishtinë, 8 mars - Paneli Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa (PZAP) ka pranuar ankesën e kandidates për deputete nga radhët e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Florentina Gjergjaj, e cila ka kërkuar rinumërim të votave me kusht dhe atyre nga diaspora të zgjedhjeve të parakohshme parlamentare të 14 shkurtit.

Në vendimin e së hënës, PZAP-ja ka thënë se votat do të rinumërohen vetëm për kandidatët e AAK-së.

Në ankesën e saj, Gjergjaj ka pretenduar se ka fituar 3855 vota, derisa kandidatja tjetër, Meliza Haradinaj Stublla ka ftuar 3715 vota.

“Si dëshmi për pretendimet e saj, ka bashkëngjitur në apel rezultatet e Qendrës dhe Numërimit të Rezultateve, të datës 26.02.2021”, është thënë në vendimin e PZAP-së.

 Paneli Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa ka anuluar në tërësi votat në zgjedhjet e 14 shkurtit, për subjektet politike boshnjake në komunat të banuara me shumicë serbe, siç janë Zubin Potoku, Shtërpca, Ranillugu, Graçanica, Parteshi, Kllokoti, Novobërda, Mitrovica e Veriut, Zveçani dhe Leposaviqi.

PZAP-ja ka miratuar pjesërisht apelet nga subjektet politike boshnjake Iniciativa Jonë (Nasha Iniciativa), Unioni Socialdemokrat (SDU) dhe Partia e Re Demokratike (NDS), të cilat kërkuan që të anulohen votat e ardhura nga komuniteti serb për partinë Komuniteti i Bashkuar – Adrijana Hoxhiq.

Me këtë vendim, PZAP-ja ka anuluar 4,205 vota të cilat i kishte siguruar subjekti politik boshnjak, i udhëhequr nga Adrijana Hoxhiq, në komunat e banuara me shumicë serbe.

Hoxhiq, sipas rezultatit përfundimtar të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, kishte fituar 6,422 vota apo një ulëse në Kuvendin e Kosovës.

Ndërkaq, koalicionit Vakat, i janë anuluar 583 vota, të cilat i ka fituar në këto komuna.

Unioni Socialdemorkat i Duda Bales, me këtë vendim të PZAP-së ka mbetur pa 165 vota si dhe Iniciativa Jonë ka humbur 9 vota, kurse Partia e Re Demokratike, 14 vota.

“Urdhërohet KQZ-ja që votat e përfshira në fletëvotimet e anuluara t’i largojë nga rezultati përfundimtar”, thuhet në vendim.

Përfaqësuesit politikë të komunitetit boshnjak, rom, ashkali dhe egjiptas pretendojnë se partia boshnjake“Komuniteti i Bashkuar Adrijana Hoxhiq” dhe “Iniciativa Rome” kanë siguruar vota në zgjedhjet e 14 shkurtit, me ndihmën e Listës Serbe.

Komunitetet joserbe thonë se këto dy parti në zgjedhjet e 14 shkurtit kanë marrë vota në vendbanime ku nuk jetojnë këto komunitete.

Në arsyetimin e vendimit, PZAP-ja thotë se votat e përgjithshme të partive boshnjake u rritën për 49 për qind, krahasuar me zgjedhjet e vitit 2019 dhe sipas këtij paneli, kjo rritje erdhi për “një arsye të vetme, ku si asnjëherë më parë, mijëra votues të komunitetit serb në Kosovë votuan për përfaqësuesit boshnjak”.

“Për herë të parë në zgjedhjet e përgjithshme të Kosovës, subjekte të caktuara, si në këtë rast, Komuniteti i Bashkuar – Adrijana Hoxhiq dhe koalicioni Vakat, kanë marrë shumicën e votave nga komuniteti serb, gjë që në këtë rast paraqet devijim të vullnetit të votuesit të komunitetit boshnjak, e krejt kjo në thelb paraqet minim të procesit zgjedhor, por edhe të integritetit të këtij procesi”, thotë PZAP-ja.

Kalendari

Ngjarjet e datës 10 Prill 2021

- Ervehe Gashi, Prokurore e Krimeve të Rënda në Prokurorinë Themelore në Prizren mban konferencë për media, në të cilën do ta shpalosi të vërtetën, mbi gjithë manipulimrt e transmetuar ne emisionin “KallxoPërnime”.   (Hotel Sirius, ora 11:00)  

- Grupi për Studime Juridike dhe Politike (GLPS) mban konferencë për medie me temë: “Disa nga veprimet më urgjente për Qeverinë Kurti II”. (Hotel Sirius, ora 11:00)

- Deputeti i Kuvendit të Republikës së Kosovës nga AAK-ja, Shemsedin Dreshaj, mban konferencë për medie, me temën: “Menaxhimi i pandemisë dhe vaksinat”. (Selia Qendrore e AAK-së, ora 12:00)