23 Prill 2024

Puna dhe angazhimi i presidentit Rugova jeton gjithnjë

Prishtinë, 21 janar - Kryeministri në detyrë i Republikës së Kosovës, Ramush Haradinaj, bëri sot homazhe te varri i presidenti historik, Ibrahim Rugova, në 14- vjetorin e vdekjes së tij.

Kryeministri në detyrë Haradinaj tha se në këtë përvjetor, nderojnë veprën e presidentit Rugova dhe se momenti i ndarjes së tij nga jeta, zgjoi të gjithë popullin në këmbë.

“Sot bëmë homazhe në përvjetorin e ndarjes nga jeta të presidentit historik doktor Ibrahim Rugova të nderojmë në emër të institucioneve të Kosovës, por edhe si njerëz dhe bashkëpunëtorë veprën e tij, por  edhe momentin e ndarjes, një moment që e mbaj në mend gjithë jetën dhe që ka zgjuar gjithë popullin dhe një nderim i jashtëzakonshëm i popullit të Kosovës, i të gjithë miqve”, u shpreh kryeministri në detyrë Haradinaj.

Në fjalën e tij para mediave, kryeministri në detyrë Haradinaj theksoi se Kosovën e presin shumë sfida por puna dhe angazhimi i presidentit Rugova jeton gjithnjë.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)