29 Mars 2024

PSD uron gjithë besimtarët myslimanë për Fitër Bajramin

Prishtinë, 4 qershor - Pas muajit të Ramazanit, i përcjellë nga devotshmëria e lartë dhe sakrifica e madhe, besimtarët myslimanë festojnë Fitër Bajramin.

 Partia Socialdemokrate (PSD) vlerëson se kjo festë që përmbyllë muajin e agjërimit, ngrit në pikën më të lartë vlerën e solidaritetit.

"Përmes "zeqatit" jepet shembulli se si duhet t'ia shtrijmë dorën e ndihmës nevojtarëve, duke bashkëndjerë dhe ndarë të mirat me ta."

"Janë këto vlera që duhet të jenë të pandashme nga çdo ditë e vitit. Vetëm kështu kultivohet ndjenja e përkushtimit të vazhdueshëm për një shoqëri të barabartë e të drejtë", thekson PSD.

Kjo mbanë sipas PSD-se gjallë shpresën për ditë më të mira. Dhe, është mesazh që të jemi sa më të virtytshëm.

Partia Socialdemokrate uron gjithë besimtarët myslimanë për Fitër Bajramin, me dëshirën për sa më shumë shëndet, mirëqenie e lumturi tek secili e te çdo familje.

"Le ta rikujtojmë edhe këtë ditë se themelet e një shoqërie të shëndoshë janë dashuria dhe përkujdesi për njëri-tjetrin. Le ta dëshmojmë që jemi pranë e për njëri-tjetrin. Gëzuar!", thekson PSD ne urimin per festen e Kurban Bajramit.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)