28 Mars 2024

PSD konsideron luftimin e korrupsionit dhe nepotizmit strategji primare

Prishtinë, 18 prill - Korrupsioni dhe nepotizmi janë fenomenet kryesore që po e dëmtojnë shoqërinë dhe shtetësinë e Kosovës. Për këtë, Partia Socialdemokrate luftimin e korrupsionit dhe nepotizmit e konsideron strategji primare dhe propozon hapa konkretë si të bëhet kjo.

Shembullin e kësaj, PSD e ka dëshmuar me qeverisjen e saj në Komunën e Prishtinës dhe Komunën e Kamenicës. Ky model dhe hapat konkretë për luftimin e këtyre fenomeneve, u prezantuan në konferencën e sotme për media nga kryetari Shpend Ahmeti dhe deputetja Shqipe Pantina.

“Në Komunën e Prishtinës, kur kemi folur për transparencën radikale, kemi nënkuptuar që kjo është një prej sistemeve më të mira parandaluese në luftën kundër korrupsionit; ne publikojmë çdo dokument, qoftë vendim, shpenzim, faturë apo kontratë pa pasur nevojë që dikush të kërkoj qasje në to; ne poashtu kemi aplikacionin në Komunën e Prishtinës ku mund të shihni çdo shpenzim dhe poashtu mund të futeni në Open Data për informata shtesë. Kjo do të thotë që çdo zyrtar i punës do të mendoj 2-3 herë para se të shpenzojë paratë e Komunës sepse e di që fatura e atij shpenzimi do të bëhet menjëherë lajm në media",  tha në ndër të tjera Shpend Ahmeti.

“Me gjitha këto masa ne nuk themi që e kemi çrrënjosur korrupsionin, përkundrazi ne po vazhdojmë të punojmë në atë drejtim, por kemi punuar që gjatë këtyre 5 viteve të mos kemi asnjë rast korruptiv dhe jemi treguar plotësisht transparent me çdo hetim”, shtoi tutje.

Kurse deputetja Shqipe Pantina, prezantoi pesë hapat që PSD i sheh si veprime urgjente  e të domosdoshme në luftën ndaj korrupsionit dhe nepotizmit, si në vijim:

a.        Organizim i procesit të Vettingut në sistemin e drejtësisë;
b.        Trransparencë radikale në raport me proceset gjyqësore;
c.        Platformë online për të rekrutuarit në sistem të drejtësisë, arsim, shëndetësi dhe administrat publike;
d.        Platformë online ku publikohen vazhdimisht gjitha kontratat publike;
e.        Task Forcë e nivelit shtetëror që shqyrton gjitha punësimet dhe keqpërdorimet në ndërmarrjet publike;
 
 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)