25 Prill 2024

PSD kërkon ndryshimin e tabelës se koeficientit të projekt-ligjit për pagat

Prishtinë, 25 tetor - Partia Socialdemokrate (PSD) mbështet në parim projekt-ligjet që mundësojnë reformimin e administratës, por konsideron se në këto ligje duhen bërë ndryshime përmbajtësore që të jenë në funksion të barazisë sociale.

Gjatë konferencës së sotme për media, deputetja Shqipe Pantina ka kritikuar tabelën e koeficientit të projekt-ligjit për pagat.

Ajo e cilësoi si problematik vlerësimin më të ulët të punonjësve në sektorët e arsimit dhe të shëndetësisë, krahas atyreve me pozita politike.

 Pantina nënvizoi pabarazitë edhe në sektorët e tjerë, siç është rasti i sistemit të drejtësisë, ku punonjës me përgjegjësi të njëjtë marrin paga të ndryshme.

Ajo shtoi se Partia Socialdemokrate kërkon shqyrtimin dhe ndryshimin e pjesëve të tij të projekt-ligjit për pagat, veçanërisht në shtojcën 1, që e mundëson rritjen e pagave në sektorët e arsimit dhe shëndetësisë.

Deputetja Besa Baftiu e quajti të rëndësishëm që Kosova ta ketë Ligjin për Pagat, ngase trajtimi i sektorëve si shëndetësia dhe arsimi mbetet jodinjitoz.

Duke kërkuar që këto kategori të jenë prioritare, Baftiu kritikoi pushtetin për mosrealizimin e kërkesave të punëtorëve në sektorin e shëndetësisë, të cilët po largohen nga Kosova.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)