25 Prill 2024

Projektrezoluta e Serbisë ka hyrë në rend dite për 9 shtator

New York, 24 gusht - Projektrezoluta e paraqitur nga Serbia është futur në rend dite për shqyrtim në fillim të shtatorit, ka konfirmuar për RTK-në një zyrtar në Kombet e Bashkuara.

Jean Victor Nkolo, zëdhënësi i presidentit të Asamblesë së Përgjithshme, libianit Ali Treki, tha për RTK-në se “projekt-rezoluta është caktuar të shqyrtohet më 9 shtator, mirëpo, kjo datë mund të ndryshojë”. Ai shtoi se deri tani nuk ishte dorëzuar asnjë projekt-rezolutë tjetër.

Një zyrtare në Misionin Amerikan në Kombet e Bashkuara në New York tha se SHBA do të marrin pjesë në debatin kur të shqyrtohet projekt-rezoluta, mirëpo, nuk mundi të pohojë e as të mohojë nëse Washingtoni do të paraqesë një projekt-rezolutë tjetër.

SHBA kanë deklaruaer se mendimi këshilldhënës i Gjykatës Ndërkombëtare të Drejtësisë ka përforcuar në mënyrë të vendosur qëndrimin se Deklarata e Pavarësisë së Kosovës është në përputhje me ligjin ndërkombëtar. Sekretarja e Shtetit, Hillary Clinton ka thënë se Shtetet e Bashkuara do të vazhdojnë t’i nxisin ato shtete që ende nuk e kanë njohur pavarësinë e Kosovës që të ndërmarrin këtë hap.

SHBA, gjithashtu, kanë thënë se do të mbështesin veprimet konstruktive në Asamblenë e Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara, e kjo nënkupton edhe një projekt-rezolutë që do të ishte në frymë të afirmimit të mëtejmë të shtetësisë së Kosovës.

/rtk/

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)