19 Prill 2024

Projektligjit për të pagjeturit është stërzgjatur

Prishtinë, 12 tetor - Në kuadër të angazhimit për nxjerrjen e një ligjit sa më adekuat konform rrethanave në Kosovë, Komisioni për të Drejtat e Njeriut, Barazi Gjinore, Persona të Pagjetur dhe Peticione i Kuvendit të Republikës së Kosovës, organizoi Tryezë Pune, për të debatuar rreth Projektligjit për persona të zhdukur.

Tryeza zhvilloi punimet nën kryesimin e kryetarit të Komisionit, Fatmir Rexhepi. Përveç anëtarëve të komisionit, morën pjesë edhe përfaqësues të Komisionit Qeveritarë për Persona të Pagjetur, EULEX-it, Këshilli të Asociacionit të familjeve të të zhdukurve, përfaqësues të shoqatës Thirrjet e Nënave dhe Zëri i Prindërve, OSBE-së dhe  KMDLNJ-së.

Rexhepi tha se qëllimi i kësaj tryeze  është të shqyrtohet Projektligji për persona të zhdukur, dhe me anë të dispozitave ligjore, të krijohen mekanizma adekuat për mbrojtjen dhe  mbështetjen e kësaj kategorie.

“Është në nderin dhe interesin tonë të ndërtojmë bazë ligjore adekuate në pajtim me Konventat Ndërkombëtare për këtë kategori”, tha kryetari i Komisionit, Rexhepi. Në vijim, Rexhepi  shprehu besimin  se kjo tryezë pune do të ndikojë në  nxjerrjen  e rekomandimeve, të cilat do të ndihmonin që të kemi një Ligj të mirë për Persona të pagjetur.

Në vijim të debatit, përfaqësuesi i Këshillit të Asociacionit të familjeve të të zhdukurve, Haki Kosumi, duke bërë vlerësimin e Projektligjit vuri në pah se kompletimi i Projejektligjit është stërzgjatur, dhe dallon shumë nga versioni i parë e që ishte propozuar nga asociacioni që ai përfaqëson. Ai në vijim dha edhe vërejtje tjera të cilat u përkrahën edhe nga të tjerët. Vërejtjet kishin të bënin me vlerësimin e periudhës së luftës në Kosovë, që termi konflikt, të zëvendësohet me luftë të armatosur.

Edhe përfaqësuesi i KMDLNJ-së, Behxhet Shala, ishte i mendimit se periudha në të cilën personat janë zhdukur duhet saktësuar më qartë dhe Projektligji duhet trajtuar në aspektin humanitarë e jo politikë. Përfaqësuesja e shoqatës Thirrjet e Nënave, Nusrete Kumnova, u shpreh se Projektligji nuk trajton njëjtë familjet e dëshmorëve dhe ato  të të zhdukurve. Po ashtu, Kumnova vuri në pah se përpos memorialit qendror për të pagjeturit, memoriale të ndërtohen edhe në komuna. Përfaqësuesit e shoqatës Zëri i Prindërve, Sheremet Ademi dhe Bajram Çerkini,  u angazhuan që Projektligji të sjellë dispozita ligjore që mundësojnë zbardhjen e fatit për të pagjeturit.

Në përmbyllje të punimeve, kryetari i Komisionit propozoi që grupit punues të Komisionit, në fazën e amendamentimit të Projektligjit ti bashkëngjiten edhe Haki Kosumi, nga Asociacioni i familjeve të të zhdukurve, Lulzim Alijaj nga Zyra e Kryeministrit, Sheremet Ademi dhe Nustrete Kumnova përfaqësues të familjeve të të zhdukurve dhe Arsim Gërgjaliu nga departamenti i mjekësisë ligjore.


 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)