19 Prill 2024

Projektligjit për Qeverinë hapi i madh i reformave në administratën e shtetit

Prishtinë, 19 shkurt - Kryeministri i Republikës së Kosovës, Ramush Haradinaj, mori sot pjesë në takimin e Komisionit Qeveritar për Hartimin e Projektligjit për Qeverinë, takim ky në të cilin kryeministri Haradinaj u njoftua  nga të gjithë anëtarët për procedurat se deri ku ka shkuar ky proces.

Me këtë rast kryeministri Haradinaj tha se në kuadër të Reformës Shtetërore, pas pakos së tre ligjeve për shërbyesit civilë, për Administratën dhe Ligjit të Pagave që kanë qenë po ashtu me rëndësi, tashmë kanë hyrë në një Ligj jashtëzakonisht të rëndësishëm, ndoshta më i rëndësishmi se ato që kanë kaluar, pra është Ligji për Qeverinë.

Ndër tjerash, kryeministri Haradinaj theksoi se në Kosovë është krijuar një traditë dhe një njohje për qeverisjen dhe se tani e dinë të gjithë e janë nxjerr mësime se si duhet vepruar më tutje me qeverisjen në vend.

“Jam i inkurajuar me punën që e ka bërë komisioni dhe besoj se prapë do t’i japin Kosovës Ligjin ndoshta më të mirë për Qeverinë, në këtë rast që ka rajoni”, vlerësoi kryeministri Haradinaj.

Besnik Tahiri, Koordinator Nacional për Reforma Shtetërore, tha se bashkë me kryeministrin Haradinaj kanë takuar Komisionin Qeveritar për hartimin e Projektligjit për Qeverinë, që është hapi i dytë i madh i Reformave në Administratën e Shtetit.

Koordinatori Tahiri, theksoi se ky ligj e trajton po ashtu numrin e zëvendësministrave, numrin e ministrive dhe njëkohësisht edhe të zëvendëskryeministrave, përgjegjësitë që i kanë të gjitha resurset dhe në këtë drejtim kanë konsultim të mirë politikë, me shoqërinë civile dhe me akterë të tjerë, për shkak se ky është Ligji më vital, bazamenti i Administratës Shtetërore .

 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)