16 Prill 2024

Projektligji për Rimëkëmbjen Ekonomike dëshmoj amoralitet politik në Kosovë

Prishtinë, 12 tetor - Pas shtatë tentativave më në fund në Parlamentin e Republikës së Kosovës u votua Projektligji për Rimëkëmbjen Ekonomike.

Eksperi i ekonomisë Safet Gërxhaliu e konsideron si një ligj që përjetoj me kohë amortizim moral, i vonuar në kohë në interes të qytetarit dhe biznesit, dëshmoj amoralitet politik në Kosovë.

"Mosunitet dhe përqarje në mes të pozitës dhe opozitës por edhe në mes të partnerëve të koalicionit, ligj për kalkulime politike në interes të pushtetit dhe jo shtetit, jo qytetarëve dhe jo biznesit por besoj që kjo pa përgjegjësi institucionale dhe kjo lojë me qytetarët dhe bizneset e Kosovës duhet të reflektoj në zgjedhjet e ardhshme kurdo që do të mbahen", ka vlerësuar eksperti Gërxhaliu.

Ai po ashtu edhe debatin për këtij votimi të këtij projektligji e sheh si një debat steril i pa argumentuar, i kalkuluar në interes të partive politike që e dëmtoj imazhin e Kosovës skajshmërisht në veçanti tek partnerët dhe miqët ndërkombëtar.

"Populli sheh, populli dëgjon, populli mëson por edhe nuk e harron mungesën e dorës së shtetit në momentet më të vështira pandemike në Republikën e Kosovës", ka thënë Gërxhaliu.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)