28 Mars 2024

Projektligji për Qytetin e Prishtinës kthehet në ripunim

Prishtinë, 25 tetor – Komisioni për Afministrat Publike i Kuvendit të Kosovës ka vendosur ta kthej edhe një herë në ripërpunim projektligjin për Prishtinën për shkak të disa pikave që bien ndesh edhe me Kushtetutën e Kosovës.

Pa disa mbledhjeve, dëgjimit publik dhe një takimi me përfaqësuesit e komunave që kufizohen me Prishtinën, anëtarët e komisionit sërish  shfaqën dilema rreth asaj se a duhet të qëndrojë dispozita në këtë Projektligj, sipas së cilës kufijtë e qytetit të Prishtinës përputhen me kufijtë komunalë të Komunës së Prishtinës, apo Projektligji nënkupton vetëm qytetin e Prishtinës, do të thotë pa zonat rurale.

Në prani edhe të ekspertëve nga fusha e legjislacionit, u tha se  disa kundërshti në kuadër të këtij projektligji, bien ndesh  edhe me Kushtetutën e Kosovës dhe Ligjin për Qeverisje Lokale.

Gjatë debatit shtrohej pyetja: a dëshirohet ligj për Qytetin e Prishtinës, apo ligj për Komunën e Prishtinës. Ndonjë çështje tjetër, si çështja e shkallës së grantit për qytetin e Prishtinës, nuk ishte diskutabile, por pa zgjidhjen e këtyre dilemave, ata nuk e shihnin të udhës të vazhdojnë me shqyrtimin  dhe amendamentimin e projektligjit.

Në këtë situatë, anëtarët e komisionit njëzëri vendosën që ky projektligj t’ i kthehet në ripunim sponzoruesit të projektligjit, përkatësisht Ministrisë së Administrimit të Pushtetit Lokal.

 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)