18 Prill 2024

Projektligji për Prishtinën të jetë në harmoni me Kushtetutën

Prishtinë, 11 dhjetor - Me qëllim të marrjes së vërejtjeve dhe propozimeve lidhur me Projektligjin për kryeqytetin e Republikës së Kosovës / Prishtinën, Komisioni për Administratë Publike Qeverisje Lokale dhe Media i Kuvendit të Republikës së Kosovës, i udhëhequr nga kryetari Nait Hasani, mbajti sot dëgjim publik.

Përfaqësues të Zyrës së Kryeministrit, të Ministrisë së Administrimit të Pushtetit Lokal, të Policisë së Kosovës e të organizatave të ndryshme të shoqërisë civile, si dhe anëtarë të komisionit, të pranishëm në këtë dëgjim publik, diskutuan hollësisht rreth përmbajtjes së këtij projektligji, paraqitën qëndrime, dhanë vërejtje e sugjerime rreth neneve të caktuara të tij.

Kryetari Hasani vlerësoi se ky projektligj është i një rëndësie të veçantë dhe konfirmoi përkushtimin e komisionit për ta trajtuar atë me seriozitet.

Ai tha se rekomandimet dhe propozimet e të pranishmëve do të shqyrtohen dhe analizohen hollësisht nga komisioni, në funksion të përmirësimit të përmbajtjes së projektligjit.

Në vazhdim, përfaqësues të institucioneve shtetërore e të organizatave të shoqërisë civile, të cilat trajtojnë kryesisht problematika të qeverisjes në nivelin lokal, paraqitën vërejtjet dhe sugjerimet e tyre lidhur me projektligjin, njëkohësisht duke tërhequr vërejtjen për një kujdes të theksuar gjatë amendamentimit të tij, për shkak të specifikave që bart dhe implikimeve që mund të ketë.

Projektligji u konsiderua i vonuar, ndërsa u shtrua nevoja që përmbajtja e tij të jetë në harmoni me Kushtetutën dhe ligjet e tjera në fuqi.

Folës të ndryshëm në këtë dëgjim publik, vlerësuan se ekzistojnë modele të mira ligjore të cilat aplikohen në kryeqytete të ndryshme të vendeve të rajonit por edhe më gjerë në Evropë, prandaj u shtrua nevoja që gjatë amendamentimit të Projektligjit për kryeqytetin, të analizohen me hollësi këto praktika, në mënyrë që ligji të jetë sa më funksional dhe i zbatueshëm në praktikë.

 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)