19 Prill 2024

Projektligji për Gjykatën Komerciale drejt finalizimit

Prishtinë, 19 nëntor - Pas përfundimit të fazës së konsultimeve paraprake dhe me publikun, si dhe pranimin e komenteve dhe  propozimeve, Grupi Punues për hartimin e Projektligjit për Gjykatën Komerciale, ka mbajtur takimin e radhës dhe finalizues me ç ’rast janë shqyrtuar të gjitha komentet dhe propozimet e pranuara gjatë fazës së konsultimeve.

Grupi Punues i udhëhequr nga Zëvendësministri i Drejtësisë Florian Dushi, me pjesëmarrje të akterëve vendor dhe ndërkombëtarë, duke përfshirë KGJK-në, gjyqtarë të fushës përkatëse, përfaqësues nga Zyra e BE-së, nga Programi i USAID-it për Drejtësi Komerciale, si dhe ekspertë vendor dhe ndërkombëtar, ka shqyrtuar komentet duke u fokusuar në disa prej çështjeve që kanë ngritur interesim të palëve të interesit, siç janë: mjetet e jashtëzakonshme juridike, kompetencat e kryetarit të gjykatës, kriteret për emërimin e gjyqtarëve, kryetarit, si dhe numrin minimal të gjyqtarëve të gjykatës.

Pas shqyrtimit të komenteve dhe propozimeve, dhe mbi bazën e arsyetimeve, Grupi Punues ka reflektuar për disa prej shqetësimeve të ngritura, siç janë kriteret për kryetarin dhe gjyqtarët e Gjykatës Komerciale, duke mundësuar kështu një garë transparente.

Ministria e Drejtësisë i falënderon të gjitha palët e interesit, me theks të veçantë Zyrën e BE-së, USAID-in, komunitetin e biznesit dhe shoqërinë civile, të cilët me komentet dhe propozimet e tyre kanë kontribuar në avancimin e versionit fillestar të Projektligjit.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)