18 Prill 2024

Prezantohet Shoqata e Grave të Ballkanit me seli në Kosovë

Prishtinë, 11 maj - Organizata Jo qeveritare Lady nga Prishtina organizon prezantimin e Shoqatës së Grave të Ballkanit, saktësisht të vendeve të Ballkanit Perendimorë "I Love Balkan" me seli në Kosovë.

Me këtë rast do të prezantohen aktivitetet, dëshirat, mundi dhe ëndrrat e të gjithë grave që bashkarishtë janë duke dhënë kontributin në zhvillimin dhe krijimin e imazhit të gruas kosovare dhe gruas së Ballkanit.

"Jemi shumë krenar që kjo iniciativë ka buruar nga NGO Lady dhe nga Kosova jonë. Gjithashtu ndihemi shumë të lumtur që gratë themeluese të kësaj shoqate (përfaqësuese të OJQ-ve nga Kosova, Shqipëria, Maqedonia, Serbia, Bosna dhe Hercegovina dhe Mali i Zi) e kanë përqafuar propozimin tonë për selin e saj në Prishtinë", thuhet në njoftimin e tyre për media. 

Praninë në këtë ngjarje e ka konfirmuar ish Presidentja zonja Atifete Jahjaga dhe përfaqësues tjerë të organizatave dhe institucioneve të ndryshme.

 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)