29 Mars 2024

Prezantohet platforma e shoqërisë civile për Prishtinën

Prishtinë, 21 shtator - Instituti për Politika Zhvillimore (INDEP) me mbështetje nga Friedrich Ebert Stiftung (FES) në Prishtinë organizon tryezën “Prishtina në katër vitet e ardhshme”. 

Në tryezë, do të prezantohet “Platforma e Shoqërisë Civile për Prishtinën 2017-2021” një dokument me rekomandime për platformat politike të kandidatëve për zgjedhjet për kryetar të komunës.

Kjo platformë është vazhdim i platformës së hartuar në vitin 2014, ku kishin kontribuuar rreth gjashtëdhjetë ekspertë.

 Ndërkaq, platforma e tanishme ka për qëllim t’i shërbejë debatit zgjedhor dhe t’u ofrojë kandidatëve një pasqyrë të problemeve të qytetarëve dhe hapave që priten të ndërmirren në katër vitet e ardhshme të qeverisjes së Prishtinës.

Kjo platformë synon të kontribuojë kështu edhe në në procesin e hartimit të programeve politike të partive garuese në zgjedhjet për kryetar të komunës së Prishtinës.

Për më shumë, kjo platformë është hartuar duke pasur për bazë hulumtimin e opinionin publik, ku përmes anketimit të 600 qytetarëve janë identifikuar problemet që i preokupojnë më së shumti qytetarët e kryeqytetit.

Të gjeturat e hulumtimit kanë shërbyer si orientues për intervistat me ekspertët lokalë dhe profesionalë përmes të të cilave, në këtë platformë janë dhënë propozime për zgjidhjen e këtyre problemeve. 

Tryeza do të ketë diskutim të hapur me ane të të cilit mëtohet që, bashkë me kandidatët për kryetar të kryeqytetit, OJQ-të që merren me pushtet lokal dhe ekspertë të fushave të ndryshme, të diskutohet për të gjeturat e hulumtimit dhe të hapet debati që do ta shoqërojë gjithë kampanjën për zgjedhjet lokale. 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)