28 Mars 2024

Prezantohet hulumtimi për ndërveprimit mes qytetarëve të Shqipërisë dhe Kosovës

Prishtinë, 10 mars - Fondacioni i Kosovës për Shoqëri të Hapur (KFOS) dhe Fondacioni Shoqëria e Hapur për Shqipërinë (OSFA) organizuan tryezën “Shqipëri – Kosovë: dekonstruktimi i mitit të Shqipërisë së Madhe”.

Tryeza është lansim i iniciativës së përbashkët të dy fondacioneve për të studiuar, analizuar, dhe inkurajuar bashkëpunimin në mes Shqipërisë dhe Kosovës.

Gjatë kësaj tryeze, e cila mblodhi përfaqësues të korit diplomatik, të shoqërisë civile dhe partive politike, u prezantuan hulumtimet e realizuara nga Qendra për Arsimi e Kosovës (KEC), Instituti GAP, Instituti Riinvest, KIPRED, dhe EPIK.

Hulumtimet e realizuara analizojnë në thellësi bashkëpunimin zyrtar në mes Shqipërisë dhe Kosovës në fushat e arsimit, tregtisë, marrëdhënieve ndërkombëtare dhe procesin e integrimit evropian.

Në hapjen e tryezës, drejtori ekzekutiv i KFOS, Luan Shllaku tha se projekti i bashkëpunimit Kosovë -Shqipëri na ndihmon ta shohim gjendjen reale.

"Nëse nga shkalla 1 deri në 10, 1 paraqet gjendjen si e kemi sot,  për të arritur tek 10-shi duhet të punojmë shumë, sidomos në fushat në të cilat ngritja e nivelit të bashkëpunimit do ta përmirësonte jetën e qytetarëve”, ka theksuar Shllaku.

Në fjalën tij hyrëse, drejtori ekzekutiv i OSFA, Andi Dobrushi, tha: “Përderisa takimet e qeverive kanë ngelë të limituara sa i përket zbatimit… gjetjet e  tilla të dala nga ky projekt janë esenciale dhe shumë interesante dhe e pasurojnë diskutimin, por në radhë të parë bëhen udhërrëfyes konkret për qeveritë e të dy vendeve.”

Në tryezën e moderuar nga Agron Bajrami morën pjesë Berat Thaqi, nga Instituti GAP, Visar Vokrri nga Instituti Riinvest, Demush Shasha nga instituti EPIK, Kushtrim Bajrami nga KEC, dhe Lulzim Peci dhe Agon Demjaha nga KIPRED.

Gjatë panelit folësit prezantuan gjetjet e analizave të realizuara si pjesë të kësaj iniciative duke përfshirë studimin e Instituteve Riinvest dhe GAP  “Potenciali tregtar Kosovë-Shqipëri: pengesat dhe zbatimi i marrëveshjeve bilaterale”; “Evropa e Zgjeruar” nga instituti EPIK; “Udhërrëfyesi: Bashkëpunimi Kosovë Shqipëri në sektorin e arsimit” nga Qendra e Kosovës për Arsim (KEC); dhe “Dekonstruktimi i idesë së bashkimit: E ardhmja e marrëdhënive në mes Kosovës dhe Shqipërisë” botuar nga Instituti Kosovar për Kërkime dhe Zhvillime të Politkabve (KIPRED).

Si pjesë e iniciativës së dy Fondacioneve për bashkëpunimin Kosovë-Shqipëri,  u prezantua edhe raporti “Shqipëri – Kosovë, Dekonstruktimi i idesë së bashkimit – Perceptimet e qytetarëve për bashkëpunimin mes dy vendeve”, një studim që matë ndërveprimin dhe qëndrimet e qytetarëve të të dyja vendeve për një sërë çështjesh si: niveli i bashkëpunimit, distanca sociale, imazhet për fqinjët, integrimit evropian, bashkëpunimin rajonal, perceptimet dhe steriotipet ndaj njëri-tjetrit, qëndrimet ndaj bashkëpunimit zyrtar të të dyja vendeve dhe qëndrimet ndaj bashkimit kombëtar.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)