19 Prill 2024

Prezantohet analiza mbi procesin e liberalizimit të vizave për Kosovën

Prishtinë, 14 nëntor - Janë bërë më shumë se 10 vite që kur Kosova zyrtarisht filloi dialogun për viza me Komisionin Evropian, e më shumë se katër vite që kur ky i fundit konfirmoi se Kosova kishte përmbushur të gjitha kriteret.

E megjithatë qytetarët e Kosovës  vazhdojnë të mbesin të vetmit evropianë përveç rusëve dhe bjellorusëve, që nuk gëzojnë liberalizim të vizave me shtetet anëtare të Schengenit.
 
Me 13 tetor të këtij viti, liberalizimi i vizave për Kosovën më në fund u bë pjesë e agjendës së Këshillit të BE kur Presidenca Çeke e BE-së e futi si pikë diskutimi në rendin e dites të takimit të grupit punues për viza.

Përkrahja e Presidencës Çeke dhe shteteve anëtare për të futur në agjendë këtë temë që për vite konsiderohej si e ndjeshme, u pa si zhvillim pozitiv.

E megjithatë, informatat e para që rodhën nga takimi i mbyllur ishin se Kosova do të përballej me një kushtëzim të ri: implementimin e sistemit ETIAS.
 
Për të diskutuar disponimin në Bruksel dhe në vendet anëtare dhe për të analizuar rrugën e mbetur të Kosovës deri në liberalizimin e vizave, Fondacioni i Kosovës për Shoqëri të hapur organizon bisedën e titulluar “Liberalizimi i vizave për Kosovën: Fillimi i fundit”.
 
Gjatë këtij diskutimi znj. Gjeraqina Tuhina dhe Augustin Palokaj do të prezantojnë analizën e tyre mbi procesin e liberalizimit të vizave të titulluar “Liberalizimi i vizave për Kosovën: Finalja e madhe”
 
Për të biseduar në këtë temë Fondacioni, ka ftuar edhe, znj. Jeta Tela, Shefe e Kabinetit e Ministrit të Punëve të Brendshme (TBC),  Demush Shasha, drejtor ekzekutiv i Institutit të Kosovës për Politika Evropiane (EPIK) i cili do t’i bashkëngjitet dy autorëve në panelin e moderuar nga znj. Brikenda Rexhepi.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)