25 Prill 2024

Prezantohen të gjeturat nga zbatimi i Agjendës për Reforma Evropiane

Prishtinë, 1 shkurt - Grupi për Studime Juridike dhe Politike (GLPS), Instituti GAP dhe Instituti i Prishtinës për Studime Politike (PIPS) organizojnë konferencën për media ku do të prezantohen të gjeturat nga monitorimi mbi temën “Zbatimi i objektivave të dala nga Agjenda për Reforma Evropiane (ERA): Cili ishte progresi i institucioneve gjatë vitit 2018?”

Rezultatet nga ky vlerësim janë pjesë e procesit të monitorimit të punës së institucioneve të Republikës së Kosovës në përmbushjen e obligimeve të dala nga ERA, të monitoruara nga Grupi për Studime Juridike dhe Politike, Instituti GAP, dhe Instituti i Prishtinës për Studime Politike.

Vlerësimi përmban informacione të detajuara mbi arritjet dhe sfidat në përmbushjen e obligimeve që kjo agjendë i ka përcaktuar për këtë periudhë.

ERA ka për qëllim përshpejtimin e realizimit të prioriteteve afatshkurtra që Plani Kombëtar për Zbatimin e MSA-së (PKZMSA) i ka përcaktuar për fushat (I) Qeverisja e mirë dhe sundimi i ligjit, (II) Konkurrueshmëria dhe klima e investimeve, dhe (III) Punësimi dhe arsimi.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)