16 Prill 2024

Prezantohen projektet finale të ideuara nga nëpunësit civilë në programin Gov4SAA

Prishtinë, 19 dhjetor - Programi Inovativ (faza e parë) për Nëpunësit Civilë të Republikës së Kosovës “Gov4SAA” i nisur për zbatimin e MSA-së, mbyllet me ceremoni zyrtare në Prishtinë.

Zyra e Kryeministrit të Republikës së Kosovës, Deutsche Gesellschaft für Internationale Zusammenarbeit (GIZ) GmbH dhe Innovation Centre Kosovo (ICK) përgjatë vitit zbatuan programin e parë inovativ të këtij lloji për nëpunësit civilë në Kosovë, duke synuar mbështetjen e ideve për shërbimet publike të cilat kontribuojnë në zbatimin e Marrëveshjes së Stabilizim-Asocimit (MSA) ndërmjet Kosovës dhe BE-së dhe përmirësimin e shërbimeve për qytetarët dhe bizneset.

 Faza e parë e këtij programi inovativ u mbyll sot ku prezent ishin dhe zëvendëskryeministri i parë për Integrim Evropian, Zhvillim dhe Dialog i Republikës së Kosovës, Besnik Bislimi dhe Ambasadori i Gjermanisë në Kosovë, Jörn Rohde.

Programi GOV4SAA, iu mundësoi nëpunësve civilë dhe pjesëmarrësve të tjerë të kalojnë në një mentalitet “startup”, përfshirë gjenerimin e ideve, ndërtimin e ekipeve, zhvillimin e prototipeve dhe financimin e shërbimeve dhe produkteve që rezultuan nga programi.

Gjatë këtij programi u zbatuan një sërë aktivitetesh të ndryshme si: gara, punëtori, bashkëpunim ndërinstitucional, trajnime, dizajn dhe zhvillim të produkteve & shërbimeve dhe prezantimin e tyre tek përfituesit e fundit, qytetarët e Republikës së Kosovës.

Një ngjarjen finale të programit arritën pesë institucione lokale dhe qendrore, përfshirë: Agjensionin e Punësimit, Komunën e Kamenicës, Zyra e Kryeministrit - Njësia për ekspertizë, Ministria e Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës dhe Ministria e Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë.

Për më shumë, programi GOV4SAA synon promovimin e kulturës së sipërmarrjes në institucionet publike në kontekstin e integrimit në BE duke inkurajuar ide inovative dhe një qasje për zgjidhjen e problemeve ndaj reformave të MSA-së, promovimin e ngritjes së kapaciteteve të institucioneve publike në zbatimin e reformave të MSA-së përmes mentorimit dhe trajnimit të orientuar drejt praktikës, promovimin e bashkëpunimit ndërmjet institucioneve publike dhe palëve të tjera të interesuara në zbatimin e reformave të MSA-së përmes produkteve dhe shërbimeve inovative në mbështetje të zbatimit të politikave.

Ky program u bashkëfinancua nga Ministria Federale Gjermane për Bashkëpunim Ekonomik dhe Zhvillim (BMZ) përmes GIZ Kosova, me qëllim të mbështetjes së zbatimit të Marrëveshjes së Stabilizim-Asocimit.

Idetë e përzgjedhura për financim do të shpallen këtë javë. Faza e dytë e programit do të vazhdojë në vitin 2023. Të gjitha informatat do të bëhen publike në rrjetet sociale dhe përmes info-sesioneve.

 â€‹
 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)