29 Mars 2024

Prezantohen perceptimet e publikut rreth Komisionit për të Vërtetën dhe Pajtimin

Prishtinë, 4 mars - Integra në partneritet me Nismën e Re Sociale (NRS), Qendrën Ndërkombëtare për Drejtësi Tranzicionale (QNDT) dhe PAX organizojn një dialog publik në lidhje me iniciativën për themelimin e Komisionit për të Vërtetën dhe Pajtimin në Kosovë.

Të ftuarit dhe panelistët do t'u përgjigjen gjetjeve kryesore nga raporti i ri “Matja e perceptimit publik, dhe dialogu publik, për Komisionin e ardhshëm për të Vërtetën dhe Pajtimin (KVP) në Kosovë” që do të lansohet nga Integra në partneritet me Nismën e Re Sociale (NRS), Qendrën Ndërkombëtare për Drejtësi Tranzicionale (QNDT) dhe PAX, autorizuar nga Ekipi Përgatitor për themelimin e Komisionit për të Vërtetën dhe Pajtimin në Kosovë, dhe mbështetur nga Ambasada e ShBA - së në Kosovë, Ambasada e Zvicrës në Kosovë dhe Fondacioni i Vëllezërve Rockefeller. 

Të ftuarit dhe panelistët do të jenë Presidenti Hashim Thaçi; Ambasadori i ShBA - së në Kosovë, Philip S. Kosnett (TBC); Ambasadori i Zvicrës në Kosovë, Jean-Hubert Lebet; Kathelijne Schenkel, bashkë-autore e raportit (PAX); Natasa Kandic nga Fondi për të Drejtën Humanitare; Anna Myriam Roccatello nga Qendra Ndërkombëtare për Drejtësi Tranzicionale; dhe Kushtrim Koliqi nga Integra, botues i raportit dhe anëtar i Ekipit Përgatitor.

Folësit dhe panelistët jo vetëm që do t'i përgjigjen raportit, por gjithashtu do të përfshihen në një dialog publik për të informuar rreth qëllimit, legjitimitetit dhe ndikimit të Komisionit të ardhshëm për të Vërtetën dhe Pajtimin në Kosovë, shkëmbimin e njohurive dhe ekspertizës mbi implikimet e punës së saj për të ardhmen demokratike, multi-etnike dhe evropiane të Kosovës. Eventi do të moderohet nga Rron Gjinovci, aktivist dhe anëtar i Ekipit Përgatitor.

Raporti është produkt i një sondazhi mbarëkombëtar dhe fokus grupeve me shqiptarët, serbët dhe pakicat e tjera në Kosovë, për të kuptuar më mirë opinionin publik në lidhje me iniciativën për themelimin e Komisionit  për të  Vërtetën dhe Pajtimin në Kosovë. Autoret e raportit janë eksperte të larta të Drejtësisë Tranzicionale, Nora Ahmetaj (Integra) dhe Kathelijne Schenkel (PAX).

Raporti paraqet një pamje aktuale të perceptimit të publikut rreth Komisionit për të  Vërtetën dhe Pajtimin në Kosovë, analizon rreziqet dhe mundësitë dhe propozon një sërë rekomandimesh të politikave me qëllim për të maksimizuar ndikimin pozitiv shoqëror të këtij mekanizmi.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)