23 Prill 2024

Presidentja Osmani vizitoi komunën e Mamushës

Prishtinë, 6 shtator - Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, në vazhdën e vizitave nëpër komuna, sot ka vizituar Mamushën.

Në takim me kryetarin Adbdülhadi Krasniç, Presidentja Osmani është njoftuar për zhvillimet në këtë komunë, mundësitë zhvillimore dhe sfidat, me theks të veçantë  mungesën e ujit për pije.

Ajo ka falënderuar qytetarët e kësaj komune, të cilët janë shembull i integrimit  dhe i bashkëjetesës në Republikën e Kosovës.

Derisa është përgjigjur në një pyetje të mediave në lidhje me grevën në arsim, Presidentja Osmani ka ritheksuar nevojën e menjëhershme të fillimit të mësimit.

“...Ju bëjë thirrje të gjithë mësimdhënësve që t’i hapin dyert e shkollave që mos t’ua mohojnë nxënësve tanë, më të çmuarve tanë të kësaj republike, të drejtën kushtetuese në arsim”, ka theksuar Presidentja Osmani.

Gjatë qëndrimit në Mamushë, Presidentja Osmani ka vizituar edhe Qendrën për fuqizimin e grave, në të cilën gra të kësaj komune ndjekin kurse për zanatin e rrobaqepëses dhe të qëndisjes.

“Pavarësia ekonomike e grave është shtysë kryesore për zhvillimin e shoqërisë, por edhe të shtetit në përgjithësi”, ka theksuar Presidentja Osmani, duke e çmuar përpjekja e grave të kësaj komune.

Në këtë vizitë, Presidentja Osmani vizitoi edhe fabrikën e prodhimit të thasëve “Birlik”, një rrëfim suksesi në këtë biznes familjar, në të cilin shumica e të punësuarve janë gra.

Presidentja Osmani e përmbylli vizitën në Mamushë me një vizitë në serrën e Selajdin Mazrek. Ajo ka vlerësuar punën e çmueshme të tij në një kohë sfiduese jo vetëm për bujqit, të cilët janë goditur nga rritja zingjirore e çmimeve.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)