23 Prill 2024

Presidentja Osmani priti në takim Ambasadorin Italian, Nicola Orlando

Prishtinë, 18 shkurt - U.d. Presidentja Vjosa Osmani Sadriu priti sot në takim Ambasadorin Italian, Nicola Orlando.

Me këtë rast, Ambasadori Orlando e uroi u.d. Presidenten Osmani për përvjetorin e pavarësisë së Republikës së Kosovës, si dhe për rezultatin e arritur në zgjedhjet e 14 shkurtit.  

Palët theksuan rëndësinë e konstituimit sa më të shpejt të institucioneve të reja në vend, të cilat duhen të reflektojnë vullnetin e qytetarëve të Republikës së Kosovës.

Në takim u theksua edhe rëndësia e numërimit të secilës votë, duke iu referuar në veçanti procesit të numërimit të votave të mërgatës.

Duke folur për faktin që qytetarët e Kosovës kanë votuar qartazi për ndryshim, Osmani theksoi rëndësinë që ka edhe prezantimi i një mendësie të qeverisjes dhe orientimi programor që në fokus e ka investimin në kapitalin njerëzor.  

Në takim u fol edhe për dialogun dhe për rëndësinë e vazhdimit të këtij procesi duke siguruar një bashkërendim dhe koordinim në mes të Bashkimit Evropian dhe Shteteve të Bashkuara të Amerikës.

 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)