29 Mars 2024

Presidentja Osmani pritet nga Perandori i Japonisë, Naruhito

Prishtinë, 23 korrik - Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani në prag të ceremonisë zyrtare të hapjes së Lojërave Olimpike Tokio 2020, së bashku me liderë të tjerë botërorë është pritur nga Perandori i Japonisë, Naruhito.

Presidentja Osmani ka falënderuar Perandorin Naruhito për mikpritjen dhe për organizimin e Lojërave Olimpike, duke i uruar popullit japonez prosperitet dhe shëndet. 

Gjatë pritjes së organizuar nga Perandori Naruhito, Presidentja Osmani pati një bisedë të shkurtër edhe me Presidentin francez, Emmanuel Macron, Zonjën e Parë të SHBA-ve, Dr. Jill Biden si dhe me përfaqësues të tjerë nga disa vende të botës.

 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)