29 Mars 2024

Presidentja Osmani pranoi letrat kredenciale nga ambasadori i Tajlandës

Prishtinë, 3 tetor - Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani Sadriu, sot ka pranuar letrat kredenciale nga ambasadori jorezident i Tajlandës, Nipon Petchpornprapas, të cilit i ka uruar mirëseardhje.

Na takim është diskutuar për marrëdhëniet bilaterale, si dhe zhvillimet politike në Kosovë, rajon e më gjerë.

Presidentja Osmani ka vlerësuar se Tajlanda është një partner i fortë bilateral dhe aleat i Kosovës dhe ka falënderuar ambasadorin për mbështetjen e deritashme nga shteti i tij.

Sipas Presidentes, Kosova është e interesuar për forcimin e  marrëdhënieve  tregtare me Tajlandën.

Presidentja Osmani dhe ambasadori Petchpornprapas në takim kanë diskutuar edhe për thellimin e raporteve në sfera të ndryshme, përfshirë tregtinë, turizmin, kulturën.

 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)