29 Mars 2024

Presidentja Osmani nis sot vizitën zyrtare në Shqipëri

Prishtinë, 16 dhjetor - Ushtruesja e Detyrës Presidentja e Republikës së Kosovës, njëherësh Kryetare e Kuvendit të Kosovës, dr. Vjosa Osmani, nga sot deri të premten do të qëndroj në Shqipëri, në vizitën e parë zyrtare prejse e ka marrë detyrën.

Gjatë qëndrimit të saj në Shqipëri, u.d Presidentja, zonja Osmani do të zhvillojë një sërë takimesh me personalitet të larta të shtetit.

Presidentja Osmani e nis viztën e saj në Shqipëri me nderime te memoriali i Gjergj Kastriot Skënderbeut në qytetin e Lezhës.

Kurse me pas Presidentja, do të pritet me ceremoni shtetërore nga Presidenti i Republikës së Shqipërisë, Ilir Meta. Ndërsa, në orën 17:00, do të mbajnë konferencë të përbashkët për medie.

Ndërsa në ditën e dytë Presidentja Osmani do të takohet me Kryetarin e Kuvendit të Shqipërisë, Gramoz Ruçi dhe Kryeministrin Edi Rama.

Osmani po ashtu do të mbajë fjalim në Kuvendin e Republikës së Shqipërisë si dhe do të vendos kurorë lulesh te Varrezat e Dëshmorëve të Kombit.   

Të premten Presidentja Osmani do të takohet me Kryetarin e Partisë Demokratike, Lulzim Basha dhe me kryebashkiakun Erion Veliaj, ku do të mbahet edhe ceremonia e dorëzimit të Çelësit të Qytetit.

Ndërkaq, në fund te vizites Osmani do të ketë takim me ish-Presidentin e Republikës së Shqipërisë, Sali Berisha.

 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)