19 Mars 2024

Presidentja Osmani nderon presidentin historik Ibrahim Rugova

Prishtinë, 24 maj - Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, në Ditën e Presidentit, bashkë me ekipin e saj ka bërë homazhe te shtatorja e presidentit historik, dr. Ibrahim Rugova.

“Në Ditën e Presidentit nderuam arkitektin e shtetit të pavarur të Kosovës, nismëtarin e jetës demokratike e të angazhimit plural politik, presidentin historik të Kosovës, dr. Ibrahim Rugovën."

"Në ditën e tij, të vendosur prej vetë atij, si shenjë përkujtimi e përjetësimi të zgjedhjeve të para demokratike në Republikën e shpallur të Kosovës, më 24 maj 1992, e nderuam presidentin Rugova për vizionin e tij, e rikujtuam madhështinë e veprës së tij dhe e ritheksuam peshën e tij në jetën tonë politike. Kjo ditë i kushtohet atij! Gëzuar, President!”, ka theksuar Presidentja në kujtim të kësaj dite.

Në Ditën e Presidentit, Presidentja Osmani pasdite do ta zhvillojë një vizitë në familjen e presidentit Ibrahim Rugova.

 

 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)