20 Prill 2024

Presidentja Osmani merr pjesë në Forumin e Prespës në Maqedoninë e Veriut

Ohër, 16 qershor - Me ftesë të Presidentit të Maqedonisë së Veriut, Stevo Pendarovski, Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani-Sadriu, ka udhëtuar për në Maqedoninë e Veriut për të marrë pjesë në Forumin e Prespës për Dialog me temë: Formësimi i të ardhmes së Ballkanit Perëndimor në arkitekturën bashkëkohore evropiane të sigurisë, i cili i zhvillon punimet nga data 16 deri 18 qershor në Ohër.

Presidentja Osmani do t’i drejtohet panelit përgjatë sesionit kryesor të hapjes zyrtare, me krerë të tjerë shtetesh, me temën: "Çfarë pas luftës në Ukrainë?, ku do të diskutohet mbi realitetin e ri gjeopolitik të krijuar nga lufta në Ukrainë, forcimin e unitetit transatlantik si dhe përgjigjen e përbashkët kundër agresionit rus.

Forumi i Prespës për Dialog do të jetë nikoqir i krerëve të shteteve të rajonit, përfaqësuesve nga BE, SHBA, e personaliteteve të shquara nga fusha e politikës, sigurisë, ekonomisë, nga komuniteti akademik dhe ai i biznesit.

Gjatë Forumit, Presidentja Osmani do të ketë takim bilateral me homologun e saj Stevo Pendarovski, si dhe me zyrtarë të lartë të shteteve të tjera pjesëmarrëse.

Krahas sesionit të hapjes zyrtare dhe takimeve bilaterale, Presidentja Osmani do të jetë ndër folëse kryesore edhe në panelin e diskutimit "Samiti i Demokracisë: Rëndësia e grave në qeverisje”, ku do të diskutojë nevojën për avancimin e agjendës së grave, sigurisë dhe paqes.
 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)