25 Janar 2021

Presidentja Osmani diskutoi për vëzhgimin e zgjedhjeve me përfaqësues QUINT-it

Prishtinë, 8 janar - Ushtruesja e Detyres Presidentja e Republikës së Kosovës, znj. Vjosa Osmani, ka pritur sot në takim përfaqësuesit e shteteve të Quint-it dhe të BE-së.

Në këtë takim, u.d. Presidentja Osmani theksoi se mbrojtja e integritetit dhe besueshmërisë së procesit zgjedhor është qëllimi kryesor i institucioneve të vendit, duke garantuar kështu jetësimin e vullnetit qytetar të shprehur përmes votës së lirë.  

Znj. Osmani potencoi rëndësinë e përfshirjes së vëzhguesve ndërkombëtar në monitorimin e procesit zgjedhor, ndaj në këtë kontekst kërkoi mbështetjen e QUINT-it dhe të BE-së.

Nga ana tjetër, përfaqësuesit e Quint-it dhe të zyrës së BE-së shprehën mbështetjen e tyre për institucionet e Kosovës për të siguruar zgjedhje të lira, të drejta e paqësore.

 

Kalendari

Ngjarjet e datës 24 Dhjetor 2020

- Shtabi i Lidhjes Demokrarike te Kosovës mban konferencë për media. (Selia e LDK-së, ora 12:00)