25 Prill 2024

Presidentja kroate uron presidentin Thaçi për dhjetëvjetorin e pavarësisë

Prishtinë, 16 shkurt - Presidentja e Republikës së Kroacisë, Kollinda Grabar-Kitaroviq, në prag të dhjetëvjetorit të shpalljes së pavarësisë së Kosovës i ka dërguar një letër urimi Presidentit të Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi.

Letra e plotë:

I nderuari z. President,

Përzemërsisht Ju falënderoj për letrën Tuaj në të cilën me ftoni në ceremoninë solemne të shënimit të dhjetëvjetorit të Pavarësisë së Republikës së Kosovës, e cila do të mbahet më 18 shkurt të vitit 2018 në Prishtinë.

Fatkeqësisht, për shkak të obligimeve shtetërore të dakorduara më herët, nuk do ta kem mundësin të jem e pranishme në ngjarjen e cekur.

Gjithashtu, dua t’ju informoj që në ceremoninë solemne të shënimit të dhjetëvjetorit të Pavarësisë së Republikës së Kosovës, mua do të më përfaqësojë zonja Marija Kapitanoviq, ambasadorja e Republikës së Kroacisë në Republikën e Kosovës.

Juve zotëri President, Ju dëshiroj mbajtjen e suksesshme të këtij përvjetori të rëndësishëm, i cili është jashtëzakonisht i rëndësishëm për shtetin Tuaj dhe tërë popullin kosovar. Republika e Kroacisë fuqimisht e mbështet pavarësinë dhe tërësinë territoriale të Republikës së Kosovës, si dhe realizimin e anëtarësimit në integrimet euro-atlantike.

Shpresoj që se shpejti do ta kemi një rast ku mund t’i shkëmbejmë mendimet, si për perspektivat e avancimit të mëtejshëm e raporteve tona, ashtu edhe mbi çështjet e rëndësishme, që i kontribuojnë stabilizimit të gjendjes në Evropën Juglindore dhe përfundimit të projektit të unifikimit evropian.

Ju lutëm, i pranoni z. President, konsideratat e mia më të larta.

Kollinda Grabar-Kitaroviq

 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)