18 Prill 2024

Presidenti Thaçi viziton Maqedoninë, takohet me krerët institucionalë

Prishtinë, 12 shtator - Presidenti i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi, sot udhëton për një vizitë të shkurtër në kryeqytetin e Maqedonisë, ku do të takohet me kryeministrin Zoran Zaev, kryeparlamentarin Talat Xhaferi dhe me liderë të partive politike.

Presidenti Thaçi do të flasë me krerët institucionalë dhe politikë në Maqedoni për intensifikimin e bashkëpunimit ndërshtetëror, për procesin e dialogut për normalizimin e marrëdhënieve ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, si dhe për forcimin e paqes, stabilitetit dhe perspektives euroatlantike të të gjitha shteteve të rajonit tonë.

Presidenti Thaçi, gjatë këtyre ditëve, ka diskutuar rreth këtyre temave edhe me Presidentin e Shqipërisë, Ilir Meta, si dhe me Presidentin e Malit të Zi, Millo Gjukanoviq.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)