18 Prill 2024

Presidenti Thaçi udhëtoi për në Austri, merr pjesë në Forumin “Alpbach”

Prishtinë, 24 gusht - Presidenti i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi, ka udhëtuar për në Austri, ku do të merrë pjesë në Forumin Evropian në Alpbach të Austrisë.

Me ftesë të presidentit të Austrisë, Alexander Van der Bellen, presidenti Thaçi, së bashku me krerët e shteteve të rajonit dhe të Bashkimit Evropian, do të jetë pjesë e një takimi të përbashkët.

Gjatë qëndrimit atje, presidenti Thaçi do të marrë pjesë edhe në aktivitetin me temën “Perspektiva të reja për zgjerimin e BE-së”.

Ai po ashtu do të zhvillojë takime edhe me përfaqësues të lartë të Bashkimit Evropian, si dhe me personalitete të ndrysh​me të jetës publike dhe politike në Evropë.

Forumi Alpbach në Austri është ndër institucionet më prestigjioze që mbledh çdo vit liderë, nobelistë, akademikë, shkencëtarë dhe personalitete të ndryshme nga mbarë bota.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)