20 Prill 2024

Presidenti Thaçi udhëtoi për Bruksel, merr pjesë në takimin e liderëve të Ballkanit

Prishtinë, 19 dhjetor - Presidenti i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi, pas mbledhjes së Këshillit të Sigurimit të OKB-së, me ftesë të përfaqësueses së lartë të BE-së, Federica Mogherini, ka udhëtuar për në Bruksel për të marrë pjesë në takimin e liderëve të Ballkanit Perëndimor. 

Në këtë takim që do të mbahet sot, përveç presidentit Thaçi, pritet të marrin pjesë edhe Presidenti i Malit të Zi, Presidenti i Serbisë, Kryeministri i Shqipërisë, Kryeministri i Maqedonisë dhe ai Bosnje e Hercegovinës.

Liderët e Ballkanit Perëndimor dhe përfaqësuesja e lartë e BE-së, Federica Mogherini, do të diskutojnë për progresin e bërë gjatë këtij viti dhe për zhvillimet aktuale politike në rajonin tonë.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)