24 Prill 2024

Presidenti Thaçi priti një delegacion të Asamblesë Parlamentare të NATO-s

Prishtinë, 29 qershor – Presidenti i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi, ka pritur sot në takim një delegacion të Asamblesë Parlamentare të NATO-s, i kryesuar nga Paolo Alli, president i Asamblesë.

Presidenti Thaçi ka shprehur falënderimin e tij për vizitën, bashkëpunimin dhe përkrahjen që i ka dhënë Kosovës Asambleja Parlamentare e NATO-s.

“Kosova është faktor stabiliteti në rajon, e përkushtuar për dialog me Serbinë që do të sjell paqe të qëndrueshme në tërë rajonin”, ka shtuar ai.

Kosova, sipas presidentit e mirëpret rikthimin e vëmendjes së BE-së në rajonin e Evropës Juglindore, me strategjinë dhe Samitin e Sofjes.

“Rezultate konkrete të menjëhershme janë zgjidhja e kontestit të emrit në mes Greqisë e Maqedonisë si dhe fillimi i fazës përfundimtare të dialogut në mes Kosovës dhe Serbisë”, ka thënë ai.

Duke folur për kërcënimin global nga terrorizmi, presidenti Thaçi ka theksuar se Kosova është liderë në rajon në luftimin e ekstremizmit e radikalizmit.

Nga tjetër, Paolo Alli, president i Asamblesë Parlamentare të NATO-s është shprehur i kënaqur me bashkëpunimin me Kuvendin e Kosovës.

Në fund, presidenti Thaçi ka thënë se NATO është në Kosovë, por tani është koha që edhe Kosova të jetë në NATO. Sipas tij, FSK-ja është e gatshme për transformim në një forcë profesionale.

 
 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)