24 Prill 2024

Presidenti Thaçi priti në takim lamtumirës gjeneralin Timothy Orr

Prishtinë, 7 maj – Presidenti i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi, sot ka pritur një delegacion nga shteti i IOWA-s, i kryesuar nga gjenerali Timothy Orr.

Presidenti Thaçi ka thënë se Kosova dhe IOWA, me bashkëpunim të ngushtë tashmë janë bërë si një familje.

“Jemi krenarë me bashkëpunimin e mirë. I tërë rrugëtimi ynë, progresi i arritur, është bërë në koordinim të afërt me SHBA-në”, u shpreh presidenti Thaçi.

Edhe gjenerali Orr, i cili tani po del në pension, u shpreh i lumtur me ngritjen e kapaciteteve të Forcës së Sigurisë së Kosovës dhe me bashkëpunimin e mirë ndërshtetëror.

“Kosovën e kam pasur si shtëpi të dytë”, tha ai.

Në përbërje të delegacionit të IOWA-s ishin edhe disa profesorë të Universitetit të IOWA-s, të cilët treguan për sukseset e studentëve kosovarë atje.

 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)