16 Dhjetor 2019

Presidenti Thaçi priti në takim lamtumirës austriak në Kosovë, Gernot Pfandler

Prishtinë, 31 korrik - Presidenti i vendit, Hashim Thaçi, sot ka pritur në takim lamtumirës ambasadorin e deritashëm austriak në Kosovë, Gernot Pfandler.

Presidenti Thaçi u shpreh mirënjohës për kontributin e ambasadorit Pfandler në thellimin e marrëdhënieve të shkëlqyera bilaterale ndërmjet Kosovës dhe Austrisë, si dhe për përkrahjen e pandalshme austriake në skenën ndërkombëtare.

“Keni kontribuar që marrëdhëniet bilaterale të ngritën në nivel edhe më të lartë të bashkëpunimit”, u shpreh presidenti Thaçi.

Në anën tjetër, ambasadori austriak Gernot Pfandler theksoi se ka qenë kënaqësi të punojë në intensifikimin e bashkëpunimit.

“Do të vazhdoj t’i përcjelli zhvillimet në Kosovë. Kosova është storie e papërfunduar për mua”, u shpreh ai.
 

Kalendari

Ngjarjet e datës 16 dhjetor 2019

- Policia e Kosovës, konkretisht Drejtoria e Policimit në Bashkësi dhe Preventivë dhe Komiteti Lokal për Siguri Publike nga komuna e Vushtrrisë organizon takimin e nëntëmbëdhjetë të Këshillit Ekzekutiv të Komiteteve Lokale për Siguri Publike. (Hotel Emerald, ora 10:00) 
 
- Komuna e Deçanit dhe Ministria e Arsimit vendosin gurthemelin për ndërtimin e objektit të ri të Shkollës Fillore të Mesme dhe të Ulët 'Lidhja e Prizerenit'. (Deçan, ora 12:00) 

 

- Mbahet ceremonia e dorëzimit të pajisjeve mjekësore për Klinikën e Neonatologjisë dhe Pediatrisë në Spitalin e Mitrovicës, pajisje keto të financuara nga partneri jonë Raiffeisen Bank në Kosovë.  (Spitali i Mitrovicës, Klinika e Neonatologjisë, ora 14:00)