23 Prill 2024

Presidenti Thaçi pranon letrat kredenciale nga Ambasadori i San Marinos

Prishtinë, 4 maj - Presidenti i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi, ka pranuar sot letrat kredenciale nga Ambasadori i San Marinos, Stefano Stolfi.

Presidenti Thaçi i ka uruar suksese në detyrën e re ambasadorit Stolfi.

“Kosova është e përkushtuar të thellojë bashkëpunimin me të gjitha shtetet mike dhe i jemi mirënjohës edhe autoriteteve në San Marino për mbështetjen e vazhdueshme”, u shpreh presidenti Thaçi.

Ndërsa, Ambasadori i San Marinos, Stefano Stolfi, theksoi se pret një thellim të bashkëpunimit ndërshtetëror në vitet e ardhshme.

Presidenti Thaçi dhe ambasadori Stolfi diskutuan edhe për mundësitë e bashkëpunimit në fushën e turizmit, artit dhe kulturës.

 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)