20 Prill 2024

Presidenti Thaçi pranoi letrat kredenciale nga ambasadorja e re e Panamasë

Prishtinë, 14 shkurt - Presidenti i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi pranoi letrat kredenciale nga ambasadorja e re jorezidente e Panamasë për Republikën e Kosovës, Paulina Franceschi Navarro.

Presidenti Thaçi ka uruar atë për detyrën e re, duke i ofruar përkrahje të plotë në ushtrimin e postit të saj.

“U jemi mirënjohës dhe falënderues për njohjen që Panamaja i ka bërë Kosovës, por edhe për mbështetjen e vazhdueshme që keni dhënë në fuqizimin e subjektivitetit ndërkombëtarë”, ka thënë Presidenti.

Nga ana tjetër, ambasadorja jo rezidente e Panamasë për Kosovën, Paulina Franceschi Navarro, duke e falënderuar presidentin Thaçi, i shprehu urimet më të mira për 10 vjetorin e pavarësisë.

Kreu i shtetit në fund ka thënë se Panamaja është partner strategjik në Amerikën Latine, duke theksuar nevojën për rritjen e bashkëpunimit bilateral ndërmjet dy shteteve.
 

 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)