15 Dhjetor 2019

Presidenti Thaçi pranoi letrat kredenciale nga ambasadorja e re e Kroacisë

Prishtinë, 10 tetor - Presidenti i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi, ka pranuar letrat kredenciale nga Ambasadorja e re e Kroacisë, Danijela Barisic.

Presidenti Thaçi fillimit e ka uruar atë për detyrën e re, duke i ofruar bashkëpunim për forcimin e marrëdhënieve ndërmjet dy popujve dhe shteteve tona.

Ai ka falënderuar Kroacinë për mbështetjen që i ka dhënë Kosovës në të gjitha fushat, sidomos në atë të integrimeve euroatlantike.

“Kroacia është një partner i rëndësishëm i Kosovës. Marrëdhëniet tona të mira duhet të zgjerohen edhe në ekonomi, arsim dhe kulturë”, ka thënë presidenti.

Nga ana tjetër, Ambasadorja e Kroacisë në Kosovë, Danijela Barisic ka theksuar se vendi i saj do të vazhdojë mbështetjen për Kosovën, derisa është e përkushtuar për të forcuar marrëdhëniet ndërmjet dy shteteve.

Presidenti Thaçi në fund ka thënë se shtetet e Ballkanit Perëndimorë duhet të ndjekin rrugën e reformave të Kroacisë për anëtarësim në NATO dhe Bashkim Evropian.

 

Kalendari

Ngjarjet e datës 14 dhjetor 2019 - Aleanca Franceze e Prishtinës me mbështetjen e Ambasadës Franceze organizon një punëtori gatimi për fëmijë me kuzhinierin francez Christophe Dovergne. (Aleanca Franceze, ora 10:30)

- Projekti i Tech Heroes organizon takimin e të rinjëve për të punuar në idetë e tyre me mbështetjen e ekipës së Akademisë jCoders dhe ekspertëve tjerë në fushën e IT. (Pylli i Arinjëve në Prishtinë, ora 10:30 - kontaktoni Fiona Shehu në 049 589 685 ose Besarta Muhaxheri 049 600 962)

- Mbahet mbledhja e Kryesisë së Lidhjes Demokratike te Kosovës. (Selia e LDK-së, ora 11:00 - mediat mund të marrin pamje në fillim të takimit)

- Qendra Kosovare për Studime të Sigurisë organizon konferencën për media ku do të bëhet publikimi i gjetjeve të Edicionit të nënte vjetor - Barometrit Kosovar të Sigurisë 2019. (Hotel Sirius, ora 11:00)

- Mbahet Akademi Përkujtimore  për Dëshmorët e Kombit Mujë Krasniqin dhe 40 Dëshmorët e tjerë të rënë ne kufirin Shqiptaro - Shqipëtar. (Pallati i rinisë Prishtinë, ora 16:00)

- Kryeministri në detyrë, Ramush Haradinaj, merr pjesë në Akademinë Përkujtimore për heroin Mujë Krasniqi - Kapuqi dhe 40 bashkëluftëtarët e tij. (Pallati i Rinisë, ora 16:00)