19 Prill 2024

Presidenti Thaçi pranoi letrat kredenciale nga ambasadorja e Panamasë

Prishtinë, 7 mars - Presidenti i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi, sot ka pranuar letrat kredenciale nga ambasadorja e re jorezidente e Panamasë për Kosovën, Annabella Guardia Escoffery de Rubinoff.

Presidenti Thaçi e ka uruar ambasadoren e re të Panamasë për detyrën e re dhe e ka falënderuar për mbështetjen e deritashme.

“I jemi mirënjohës Panamasë për mbështetjen e deritashme. Është ndër shtetet e para që ka njohur Kosovën dhe së bashku kemi ndërtuar një bashkëpunim shumë të mirë”, u shpreh presidenti Thaçi.

Në anën tjetër, ambasadorja e re jorezidente e Panamasë për Kosovën, Annabella Guardia Escoffery de Rubinoff, theksoi se Panamaja e mbështet Kosovën në konsolidimin e saj ndërkombëtar.

“I përkrahim përpjekjet për paqe dhe stabilitet të përhershëm në Kosovë dhe rajon. E mbështesim edhe konsolidimin ndërkombëtar të Kosovës”, ka thënë ambasadorja e re e Panamasë.

Presidenti Thaçi theksoi se të arriturat e deritashme të Kosovës janë edhe rezultat i mbështetjes së madhe të të gjitha shtetet tona mike.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)