07 Prill 2020

Presidenti Thaçi pranoi letrat kredenciale nga ambasadori i Danimarkës

Prishtinë, 18 shkurt – Presidenti i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi, ka pranuar sot letrat kredenciale nga Ambasadori i Danimarkës, jo-rezident për Kosovë, Rene Rosager Dinesen.

Presidenti Thaçi duke i uruar punën e re ambasadorit Dinesen u shpreh mirënjohës për përkrahjen që Danimarka i ka dhënë Kosovës.

“E vlerësojmë lartë kontributin e Danimarkës, qoftë në marrëdhënie bilaterale, qoftë duke kontribuar në misionet ushtarake e civile në Kosovë”, u shpreh presidenti Thaçi.

Ambasadori Dinesen u shpreh se Danimarka e përkrah paqen dhe stabilitetin në Kosovë dhe të ardhmen europiane të tërë rajonit.

 

Kalendari

Ngjarjet e datës 7 Prill 2020

- Kryetari i Komunës së Gjilanit, Lutfi Haziri pret kryeministrin në detyrë, Albin Kurti. (Qendra Operative Emergjente tek kampusi i shkollave të mesme, ora 9:00)

- Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Kadri Veseli viziton Qendrën Kryesore të Mjekësisë Familjare në komunën e Ferizajt. (Ferizaj, ora 11:00)

- Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Kadri Veseli takohet me një grup biznesmenësh nga Ferizaj. (Ndërtesa e re e Komunës se Ferizajt, ora 12:00)

- Sindikata e Pavaur e Sektorit Privat të Kosovës mban takimi me ministrin e financave Besnik Bislimi. (Ndërtesa e Ministrisë së Financave, ora 13:30)

- Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia e PDK-së, ora 16:00)

 

- Kryeministri në detyrë Albin Kurti, bashkë me Ministren në detyrë të MEPTINIS, znj. Rozeta Hajdari, do të mbajnë konferencë për medie. (Oborri i Qeverisë, ora 17:00)