19 Prill 2024

Presidenti Thaçi pranoi kredencialet e ambasadorit të ri të Austrisë

Prishtinë, 3 shtator - Presidenti i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi, ka pranuar sot kredencialet e ambasadorit Christoph Weidinger që do të jetë përfaqësuesi i ri i Republikës së Austrisë në Prishtinë.

Presidenti Thaçi i uroi mirëseardhje ambasadorit Weidinger si dhe suksese në punën e tij.

“Kemi ndërtuar traditë të marrëdhënieve të mira bilaterale dhe bashkëpunimit në mekanizmat ndërkombëtarë”, u shpreh presidenti Thaçi për raportet me Austrinë.

“Austria ka qenë ndër vendet e para që ka kuptuar mirë zhvillimet në Kosovë e që i ka treguar botës për Kosovën”, ka shtuar presidenti Thaçi.

Ambasadori Weidinger u shpreh se do të vazhdojë të punojë për avancimin e mëtutjeshëm të marrëdhënieve në mes të Austrisë dhe Kosovës.

Presidenti Thaçi u shpreh se Kosova është shtet i potencialeve të mëdha dhe shtoi se është i kënaqur që investitorë austriakë tanimë kanë investuar në Kosovë.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)